Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, më e dhimbshme e historisë

Tirana, e rënë nga kategoria, është fituese e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë mundën Skënderbeun në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” me shifrat 3:1, në shtesën e takimit.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1:1. Ishte Tirana që kaloi e para në avantazh në minutën e 20 me anë të Ede. Goli i barazimit për korçarët erdhi në fundin e takimit, në minutën e 86, kur Radas gjeti rrugën e rrjetës.

Shtesa e takimit foli për kryeqytetasit, të cilët shënuan Nkounkou M. 104’ dhe Ndockyt M.114’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trofeu i Kupës është ngushëllimi i vetëm për skuadrën legjendare e cila vitin e ardhshëm do luajë në kategorinë e parë, për të parën herë në histori. Njëkohësisht, Tirana do luajë edhe në Europa League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?