Tirana fiton ndaj Skënderbeut dhe del nga zona e mbijetesës

Tirana arriti të merrte jë fitore minimale 1-0 ndaj Skënderbeut, në përballjen e javës së 25-të. Një përballje delikate për të dyja ekipet, që luftojnë për mbijetesën.
Në “Elbasan Arena”, ishte një sfidë shumë e luftuar, e cila u vendos nga një penallti në fund. Në minutën e 85-të, Vogli fitoi 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Bajrovic.
Bardheblutë i largohen fundit dhe ngjiten në vendin e shtatë me 26 pikë. Skënderbeu mbetet në vendin e fundit, me vetëm 20 pikë të grumbulluar.