Tirana më e sigurtë, ndaj Vllaznisë i rikthehen Bakaj e Karabeci
Tirana në ndeshjen e javës së 30- të në Kategorinë Superiore ndaj Vllazninë, do të ketë në dispozicion dy futbollistë që munguan javët e fundit, Erando Karabeci dhe Elis Bakaj. 24 herë kampionët konfirmuan se të dy futbollistët janë të gatshëm për të luajtur kundër kuqebluve. Rikthimi i Bakaj vjen pikërisht atëherë kur Tiranës i duhet më tepër. Skuadra kryeqytetase la një shije të hidhur barazimi pa gola me Laçin në mesjavë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në këtë ndeshje mungoi edhe Karabeci, i s’kualifikuar për shkak kartonësh. Bakaj u dëmtua më 4 mars në ndeshjen me Skënderbeun dhe që atëherë në 6 ndeshje, Tirana ka koleksionuar 3 fitore, 2 barazime pa gola ndaj Teutës e Laçit si dhe humbjen në derbin me Partizanin. Ndaj Vllaznisë mbetet ende në dyshim rikthimi i Mario Morinës që ende nuk ka lënë pas dëmtimin që pësoi në takimin e kampionatit me Apoloninë.
KOHA JONË SONDAZH

