FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana merr fitoren e tretë radhazi, Teuta “ngec” ndaj Bylisit (VIDEO)

Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në Superiore, teksa sot ka marrë dhe fitoren e tretë radhazi. Skuadra e Orges Shehit ia doli të mposhte Kastriotin me rezultatin 2-1 në transfertë, duke konfirmuar ambiciet për një vend në Europë apo edhe titullin.

Kundër Kastriotit ndeshja u zhbllokua shpejt, pas një prekjeje të topit me dorë nga Neziri. Penalltia e fituar u kthye në gol nga Taulant Seferi. Sulmuesi i bardhebluve humbi një mundësi të artë në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e së dytës Hoxhallari dyfishoi avantazhin me një goditje dënimi, ndërkohë që Devid rikthehu në lojë Kastriotin. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte.

Teuta nga ana tjetër nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit.  Pas gjysmë ore lojë Teuta fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga dejve Bregu.  Bylisi nuk mund ta pranonte disavantashin dhe u hodh në sulm për të shënuar. Nuk u desh shumë kohë dhe ballshiotët ia dolën të realizonin me anë të nigerianit Anthony. Ne minutat shtesë Teuta goditi edhe shtyllën me anë të Silvio Zogajt, por ishin të pafat. Durrsakët i bashkohen Vllaznisë në krye me 41 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?