Tirana merr kreun, tifozët e “djegin” Xhomllikun

 Portieri i tretë i Partizanit e ka pritur penalltinë por është mposhtur 2 minuta me pas nga Martins i cili shënon edhe golin e dytë në minutën e 72. Partizani nuk ka shfrytëzuar disa raste të pastra ndërsa korçarët kanë shënuar golin e 3-të me Fatjon Sefën në minutën e fundit.

Në takimin tjetër Tirana ka mposhtur 1-0 Vllazninë dhe ka arritur të kapë kreun e vetme me 25 pikë. Goli i Bushic në pjesën e dytë ka bërë që Tirana të marrë 3 pikët e radhës dhe të konfirmohet e vetme në krye të Superligës.

Tifozët e Tiranës që janë të dënuar të ndjekin skuadrën e tyre ishin grumbulluar në sheshin e njohur si “Xhomlliku” në kryeqytet ku kanë festuar ngjitjen në krye me fishekzjarre dhe kore të shumta duke krijuar një spektakël të mirëfilltë. /lapsi.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?