FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana ngec edhe ndaj Apolonisë dhe i thotë lamtumirë Europës

Tirana nuk arriti që të fitojë ndaj Apolonisë në raundin e parafundit të Superiores por mbetet edhe matematikisht jashtë Europës. Në “Loni Papuçiu” u luajt një ndeshje e hapur dhe me raste të shumta, por përfundoi me nga një gol në secilën portë, 1-1.

Në limitet e kohës së rregullt të pjesës së parë bardheblutë fituan një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Tualant Seferi. Pjesa e dytë nisi më mirë për Apoloninë, që ia doli të kthente baraspeshën në minutën e 51-të me Vasilin, që shfrytëzoi një moment pasigurie të bardhebluve.

Sfidat e fundit për Tiranën dhe Apoloninë luhen vetëm për statistike, pasi skuadra e Shehit edhe nëse fitojnë me Skënderbeun nuk mund të shkojnë më lart se vendi i pestë, ndërsa fati i Apolonisë, që do të luajë sezonin e ardhshëm në të parën është pësuar prej shumë javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?