Tirana nis përgatitjet për Championsin, humbet miqësoren ndaj ekipit moldav

Tirana ka nisur përgatitjet për duelet e Champions League ndaj F91 Dudelange. Bardheblutë e Orges Shehit do të sfidojnë kampionët e Luksemburgut në raundin e parë, me takimin e parë që do të luhet në transfertë, 5 korrik, dhe pas një jave në kryeqytet.

Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar sot miqësoren e parë. Tirana u përball në Turqi, aty ku po kryen fazën përgatitore, me moldavët e Dinamo-Auto Tiraspol, sfidë të cilën e humbi me rezultatin 2-1, edhe pse kaloi e para në avantazh.

Redon Xhixha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48-të, ndërsa më pas moldavët përmbysën rezultatin. Trajneri Orges Shehi kreu disa zëvendësime ne pjesën e dytë, duke aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?