Tirana sfidon Pogradecin të dielën për të mbijetuar në elitën e Superiores
Ndeshja mes Tiranës dhe Pogradecit do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo është konfirmuar nga FSHF-ja, që bën të ditur se takimi do të zhvillohet të Dielën e 4 Majit, duke nisur nga ora 18:00.
Tirana dhe Pogradeci luajnë finalen mes tyre, ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë në elitë për sezonin e ardhshëm.
Liqenorët kaluan mes “play off” në Kategorinë e Parë, ku fillimisht mposhtën Burrelin dhe më pas Besën. Në krahun tjetër, Tirana u rendit në vendin e tetë në Superligë dhe tani do të kërkojë fitoren, për të mbetur mes më të mirëve të futbollit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

