Tirana shkatërron Partizanin e Olsi Ramës me rezultatin 5 me 1 (VIDEO)

Tirana ka arritur një fitore spektakolare 5-1 në derbin ndaj Partizanit. Sfida e luajtur në “Air Albania”  nisi në një mënyrë të “çmendur”. Në 19 minutat e para do të shënoheshin plotë 3 gola. Partizani kaloi në avantazh që në minutën e dytë, me anë të një goli mjaft të bukur nga Ëilliam, me një goditje jashtë zonës, por gjithçka u shemb për të kuqtë në harkun e tri minutave.

Në minutën e 16, Tirana fiton një 11-metërsh teksa Bitri ndëshkohet me kartonin e kuq për Partizanin pasi tërhoqi Torasën brenda zonës së rreptësisë. Batha nuk do të gabonte nga pika e bardhë. Vetëm 3 minuta më pas, bardheblutë fitojnë një tjetër penallti, teksa mesfushori do të tregohej i saktë për herë të dytë duke mposhtur portierin Hoxha, i cili nuk reagoi në asnjë nga rastet. Në minutat në vijim Tirana shfrytëzon superioritetin numerik për të tentuar sërish portën e Hoxhës, por nuk do të arrinte që të shënonte sërish.

Pjesa e dytë do të niste më mirë për Partizanin që do t’i afrohet në dy raste golit të barazimit me Bardhin dhe Ëillian Cordeiron. Në momentin më të mirë të skuadrës së Sormanit, do të vinte një autogol i çuditshëm. Idrizaj në minutën e 64-t në një moment që po tentonte të largonte topin, tradhtohet nga terreni i fushës duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së tij.

Tirana nuk u ndal me kaq, teksa do të shënonte edhe golin e katërt në minutën e 81-të. Bardheblutë përfituan nga një gabim i mbrojtjes së të kuqve, me Muçin që në fund e kishte të thjeshtë për të shënuar me portën e boshatisur. Dy minuta nga fundi i ndeshjes, Agustin Torasa u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër me taka. Në fundin e ndeshjes, Ernest Muçi shënon një gol spektakolar në stilin Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore Tirana “arratiset” në krye të renditjes me 47 pikë, 9 më shumë se skuadra e Partizanit.

SHKARKO APP