Tirana – Skënderbeu/ Masa drastike për tifozët: Jo çelësa, shishe apo monedha me vete, ose do penalizoheni
Disa rrugë do të bllokohen sot në Elbasan, në kuadër të masave të marra nga policia për finalen e Kupës së Shqipërisë që do të diskutohen mes Tiranës dhe Skënderbeut në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Gjithashtu masa të tjera të rrepta janë marrë për tifozët që do të jenë në stadium. Atyre nuk do t’u lejohen të mbajnë me vete çelësa, shishe uji apo monedha, përndryshe nuk do lejohen të hyjnë në stadium.
Plot 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet vartëse të saj dhe FNSH-ja do të angazhohen për mbarëvajtjen e sigurisë së ndeshjes.
Rrugët që do të bllokohen:
– Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit.
– Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”.
– Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi”
Gjitahstu, do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.
Policia njofton të gjithë sportdashësit që marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm
Përndryshe, nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë tifozët. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
KOHA JONË SONDAZH

