Tirana synon 3 pikët në ndeshjen ndaj Teutës, trajneri Shkëmbi: Dua përqëndrim nga ekipi

Tirana synon 3 pikët në ndeshjen ndaj Teutës. Ndaj dhe trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi kërkon përqendrim nga skuadra.

“Sfida dihet, është sfidë e vështirë kundër një skuadre shumë të vështirë, kundër një skuadre që ka nevojë për pikë ashtu sikurse ne dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të marrim më të mirën, kemi punuar gjithë javës dhe shpresojmë që të na shpërblejë.

Teuta është një skuadër ku si në lojtar si në trajner më ka hapur dyert dhe kam krijuar karrierën time si futbollist por edhe si trajner.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teuta është një skuadër shumë agresive. Mendoj që ndeshjet e fundit pavarësisht rezultateve ka merituar më shumë pike sesa ka marrë. Unë shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë duke parë skuadrën çdo ditë në stërvitje”, tha Shkëmbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?