Tiranës i prishet autobusi para finales së “Play-Out”, lojtarët shkojnë në këmbë drejt stadiumit
Autobusi i Tiranës ka shfaqur probleme para se të mbërrinte në “Elbasan Arena”. Bardheblutë i janë drejtuar në këmbë stadiumit ku do të luajnë finalen me Pogradecin.
Kjo përballje do të nisë në orën 18:00. Kujtojmë se Tirana e mbylli Superioren në vendin e tetë dhe për këtë është në “play-out”.
Pogradeci në anën tjetër pas vendit të pestë në Kategorinë e Parë, mori pjesë në “play-off”. Liqenorët fituan më pas ndaj Burrelit dhe Besës për të kapur finalen e madhe.
Tirana ishte e detyruar të luante jashtë kryeqytetit, pasi tek “Arena Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e Final Four mes Vllaznisë dhe Dinamos.
KOHA JONË SONDAZH

