FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Titulli i Superiores vendoset në 180 minutat e fundit, Partizani i merr kreun Teutës (VIDEO)

Titulli kampion në Kategorinë Superiore do të vendoset në 180 minutat e fundit të këtij sezoni. Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 në “Niko Dovana”, duke marrë kryesimin e kampionatit, me avantazhin e dueleve direkte.  Ndeshja nisi me polemika, teksa gjyqtari akordoi penallti në minutën e 6-të për Teutën, por më pas e anuloi. Në minutën e 24-t, pas një dalje të gabuar të portierit, Frashëri, Çinari është në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në kuadrat.

Pjesa e dytë ndërkohë ishte shumë e ndezur me raste të shumta për shënim në të dyja portat. Murataj provon me një goditje nga distanca, që do të stampohej në shtyllën e portës së durrsakëve, ndërkohë që portieri e shoqëroi topin vetëm me sy. Teuta në krahun tjetër provoi të rrezikonte, por e pati të vështirë për të çarë mbrojtjen e “Të Kuqve”.

Bardhi dhuroi spektakël në minutën e 74-të me një veprim shumë të bukur akrobatik, ndërkohë që pak minuta më pas Asani shpërdoroi një rast të artë thuajse me portën e boshatisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi dhe Vllaznia mbajnë gjallë shpresat deri në fund duke marrë fitore minimale. Kurbinasit fituan ndaj Tiranës me një gol të Mazrekaj, ndërkohë që Vllaznia mundi Kastriotin falë një goli të Dilaver. Kukësi mundi 2-1 me përmbysje Bylisin, ndërkohë që Skënderbeu fitoi pastër 2-0 kundër Apolonisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?