Tjetër dëmtim, Juventus humbet blerjen e bujshme të verës ndaj Lokomotivës

Juventus ka zbuluar pak minuta më parë listën e futbollistëve të cilët do të nisen për në Moskë për duelin ndaj Lokomotivës, që do të luhet nesër në mbrëmje. Bardhezinjtë në këtë ndeshje nuk do të kenë shërbimet e blerjes së bujshme të verës, De Ligt.

 

Mbrojtësi holandez ka pasur disa shqetësime në kavilien e majtë dhe për këtë arsye është preferuar për të mos ta rrezikuar. Demiral me shumë mundësi mund të jetë titullar në duelin e radhës, ndërkohë që Dybala edhe pse është stërvitur veçmas, do të niste me pjesën tjetër të grupit. /Koha Jone/

Fotografia e Juventus

SHKARKO APP