Tjetër derbi në merkato, Interi sfidon Juven për Pogba-n

Paul Pogba pritet të jetë protagonist në merkaton e kësaj vere. Manchester United ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën e rinovimit automatik të kontratës së francezit, që do të përfundojë në vitin 2021. Mesfushori, kampion bote me Francës, kuptohet qartë që është në shitje dhe pretendentët për të siguruar shërbimet e tij sportive janë të shumtë, nga PSG, Real Madridi, Juventusi e deri tek Interi.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për “Zonjën e Vjetër” dhe dëshirën për të veshur sërish fanellën bardhezi, por kushtet aktuale ekonomike nuk e ndihmojnë aspak Juventusin për të bërë të mundur kthimin e mesfushorit në Torino.

Real Madridi dhe PSG janë në avantazh, por sikurse shkruan “Tuttosport”, edhe Interi do të provojë të futet në valle për kartonin e tij, pse jo edhe ta tërheqë atë, duke arritur marrëveshjen me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola. Pogba do të bashkohej me Conten, i cili ishte trajneri që e nxori në skenën e futbollit botëror duke i dhënë një ndihmë të madhe në një moshë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?