Tomori: Mbase te Milani e fitojmë Championsin si Chelsea!
Fikay Tomori është kthyer në një nga pikat e forta të mbrojtjes së Milanit. Mbrojtësi është shumë optimist për të ardhmen, aq sa mendon që kuqezinjtë mund të ngrejnë trofeun e Champions League si Chelsea sezonin e kaluar.
“E dua Milanin. Sigurisht Chelsea ishte një etap e rëndësishme e jetës sime që nga mosha 15 vjeç, por arrita që të realizojë ëndrrën për të luajtuar në disa kompeticion. Tani jam te Milan dhe jam i lumtur. Kemi edhe Championsin shpresoj që më në fund të arrijmë që ta fitojmë ashtu si Chelsea.
Më pëlqen stili i jetesës në Itali. Pas stërvitjes mund të pish një kafe dhe të shëtisësh i qetë … Mbaj mend që herën e parë që isha në Duomo mu duk … Wow. Ishte diçka e veçantë, diçka mbreslënse”, deklaroi mbrojtësi për DAZN. /R.Lika-Koha Jone/