Toni Kroos zbulon problemin e madh të Barcelonës: Nëse nuk ndryshojnë, se fitojnë Championsin!
Ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, vazhdon të jetë po aq i drejtpërdrejtë dhe analitik edhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Në një intervistë për kanalin YouTube “Luppen TV”, që e menaxhon së bashku me vëllain e tij, ai komentoi përballjen mes Barcelonës dhe Atlético Madrid, duke dhënë një sërë vlerësimesh të forta.
I pyetur se kë kishte mbështetur, Kroos u përgjigj me ironi: “Mendova: a nuk mund të humbasin të dyja? Pas dhjetë vitesh në Madrid, do të preferoja që të mos fitonte asnjëra. Por nëse duhet të zgjedh, them Atletico, sepse vitin tjetër vështirë se do të ketë të njëjtat mundësi”.
Gjermani ndaloi edhe te analiza e garës në UEFA Champions League, duke u shprehur skeptik për shanset e madrilenëve: “Është vetëm mendimi im, por nuk besoj se Atlético do ta fitojë kompeticionin. Ka skuadra që luajnë më mirë”.
Sa i përket ndeshjes, Kroos vlerësoi se Barcelona ishte superiore në lojë, por theksoi ndikimin e faktorëve të tjerë: “Barça ishte më e mirë, por të luash për një kohë të gjatë me një lojtar më pak e komplikon gjithçka. Atlético është shumë i fortë në mbrojtjen e rezultatit dhe e shfrytëzoi maksimalisht avantazhin”.
Në fund, ai rezervoi një kritikë të drejtpërdrejtë për sistemin mbrojtës të katalanasve: “Kur mbron kaq lart dhe lë shumë hapësira pas shpine, rrezikon situata ekstreme, edhe përjashtime. Ka ndodhur edhe kundër Interit dhe tani përsëri. Nëse nuk ndryshojnë, nuk do ta fitojnë Champions-in”.
KOHA JONË SONDAZH

