Toni: Ky është sulmuesi perfekt për Juventusin, garanton gola!

Luca Toni tashmë e ka lënë futbollin, por në kohën kur ishte në fushë ishte një nuhatës i frikshëm i golit. Tashmë ish-bomberi nuk ngurron që të japë mendimin e tij për sulmuesin perfekt që mund të ketë nevojë Juventusi.

“Mendoj se është Suarez. Unë jam gjithmonë për bomberin e pastër, qendërsulmuesi duhet të bëjë shumë gola dhe mes gjithë emrave të përmendur për një kalim tek Juventus, më duket se Suarez është golashënuesi më i mirë.

Qarkullojnë emra lojtarësh të nivelit të parë dhe, gjithsesi, do të merrej një sulmues i madh. Të luash me Dzeko, Suarez ose Morata ndryshon shumë në nivel taktik, por në fund mund të ndryshojë më pak nga sa mund të mendohet. E njoh Pirlo-n dhe besoj se edhe si trajner do të kërkojë të ofrojë  futbollin që adhuronte si futbollist. Kështu që lojtarët e mirë do të luajnë gjithmonë”, deklaroi Luca Toni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?