Topi i Artë, De Biazi voton Ronaldon, injoron Mesin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, ia ka dhënë votën Kristiano Ronaldos, për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, “Topi i Artë”.  Ky çmim do të jepet në muajin janar, me votat e trajnerëve dhe të kapitenëve të ekipeve kombëtare, si dhe të disa gazetarëve që përzgjidhen çdo vit nga “France Football”. Mbetet për t’u zbuluar edhe vota e kapitenit Lorik Cana, si dhe gazetarit sportiv, Besnik Disdari, tre nga pjesëmarrësit në votim, prej Shqipërisë. Sakaq, zbulohet se tekniku italian i kuqezinjve i ka dhënë vendin e parë sulmuesit portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Asi portugez konsiderohet favorit kryesor për të marrë për të tretën herë këtë çmim, teksa në rivalitet me të mbetet edhe këtë Leo Messi dhe portieri gjerman, Manuel Nojer. Ronaldo do të jetë vitin tjetër në Shqipëri, në përballjen që Portugalia do të luajë në “Elbasan Arena”, ndaj kuqezinjve, më 7 shtator 2015. Në vend të dytë, De Biazi ka vendosur portierin e Bajernit të Mynihut, Manuel Nojerin. Sipas tij, ky i fundit është aktualisht, portieri më i mirë në botë. Ndërsa në vend të tretë, De Biazi i ka dhënë votën Arjen Roben. Ky i fundit fitoi Bundesligën dhe ndihmoi Holandën në Botëror, deri në gjysmëfinale. Sakaq, De Biazi ka lënë jashtë Lionel Mesin, edhe pse ky i fundit arriti të shkonte në finalen e Botërorit 2014 me Argjentinën, madje ishte ai që mori çmimin e futbollistit më të mirë të Botërorit, “Brazil 2014″. De Biazi pretendon se Mesi ka qenë larg formës së dëshiruar gjatë këtij viti, ndaj nuk meriton të jetë as në podiumin e nderit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?