Torino i shkakton një humbje të hidhur Napolit, Asllani shkëlqen në mesfushë
Një surprizë vjen në javën e shtatë të Serie A, ku Napoli, kampion në fuqi i Italisë, është mundur 1-0 në transfertë nga Torino. Golin vendimtar e realizoi Giovanni Simeone, ish-lojtar i Napolit, në minutën e 32-të, pas një gabimi të Gilmour.
Sulmuesi argjentinas përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes, dribloi portierin Milinkovic-Savic dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur një fitore të madhe për torinezët.
Trajneri Antonio Conte, i cili në këtë ndeshje nuk kishte në dispozicion McTominay dhe Hojlund, të lënë jashtë skuadrës, tentoi ta ndryshonte fatin e takimit në pjesën e dytë. Megjithatë, goli i Lang në minutën e 93-të u anulua për pozicion jashtë loje, duke i mohuar Napolit një barazim në fund.
Ndeshje shumë e mirë dhe për Kristjan Asllanin që luajti mjaft mirë, ndërkohë që Ismajli u aktivizua për pak minuta në fund.
Pas kësaj humbjeje, napolitanët mbeten në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Torino ngjitet në mesin e tabelës, duke regjistruar një fitore prestigjioze ndaj kampionëve të Italisë.

KOHA JONË SONDAZH

