FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Totti drejtor teknik i Romës? Ranieri i jep këtë mesazh

Ish-trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri është pyetur për të ardhmen e Francesco Tottit i cili ka pasur një ofertë joshëse për tu emëruar në postin e Drejtorit Teknik të Romës.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Ranieri tha se Totti do ta ketë të vështirë të përshtatet me rolin e ri drejtues pasi është mësuar të lujë vetë.

“Francesco nuk duhet të nxitohet, ai duhet të studiojë gjitha oferatat. Mbi të gjitha shpresoj që ai të jetë i lumtur. Si një lojtar ai mund të fitojë një lojë me një teknikë, ai do të kuptojë se puna në këtë post është më e vështirë pasi ai është mësuar të luajë vetë futboll”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?