FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Totti nuk tërhiqet: Do vazhdoj të luaj futboll

Francesko Totti të dielën i dha lamtumirën Romës, por gjatë një darke mes miqsh ai deklaroi se nuk do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

“Do të vazhdoj të luaj, por nuk e di se ku. Në fjalimin tim të lamtumirës mungonte një detaj, do të vazhdoj të luaj futboll, por nuk e di ende destinacionin”, – ishin fjalët e mesfushorit roman.

Nga ana tjetër, drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi, e fton Tottin të punojë në krah tij. “Për Tottin ka një propozim nga drejtuesit klubit, por edhe nga unë personalisht që të bashkëpunojmë krah njëri-tjetrit, por ky është një propozim që ka nevojë për kohë përpara se të japë një përgjigje. Ne jemi në pritje të një konfirmimi nga ana e Tottit”, – tha Monchi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?