Tragjedi në botën e boksit, Ish-kampioni Ricky Hatton gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester

Bota e sportit është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-kampionit botëror të boksit, Ricky Hatton, i cili u gjet i vdekur më 14 shtator në banesën e tij luksoze në Hyde, Greater Manchester, me vlerë rreth 1.7 milion paund. Legjenda britanike e boksit kishte vetëm 46 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, trupi i tij u gjet nga menaxheri dhe miku i ngushtë, Paul Speak, i cili kishte shkuar në shtëpinë e Hatton për ta marrë me vete në një fluturim drejt Dubait.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Manchester, prokurorja Alison Mutch konfirmoi se shkaku paraprak i vdekjes është “varja”. Hetimet janë ende në vijim dhe çështja pritet të rikthehet në gjykatë më 20 mars 2026, pasi të shqyrtohet dosja e plotë e policisë dhe dëshmitë shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmive, Hatton ishte parë për herë të fundit më 12 shtator dhe “dukej mirë”. Ai nuk ishte paraqitur në një event të planifikuar, dhe më pas ishte gjetur “i pajetë” në shtëpinë e tij me një “litar rreth qafës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja e Hatton ka deklaruar se ish-kampioni ishte në një fazë pozitive të jetës, duke planifikuar një rikthim në ring në dhjetor dhe disa udhëtime me fëmijët e tij. Djali i tij, Campbell Hatton, tha se familja “po përpiqet të përballet me dhimbjen ditë pas dite”.

Në funeralin e zhvilluar disa ditë më vonë, mijëra fansa dhe emra të njohur të sportit dhe muzikës britanike si Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury i dhanë lamtumirën një prej boksierëve më të dashur në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?