Tragjike, Tirana bie nga Kategoria Superiore

Tashmë gjithçka është zyrtare pasi Tirana për herë të parë në historinë e klubit bie nga Kategoria Superiore.

Pas 97 minutash lojë festa ka shpërthyer në “Loro Boriçi” pasi Vllaznia ka marrë një barazim pa gola por shumë të vlefshëm për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Një ndeshje e shoqëruar me shumë tension pasi shpesh herë lojtarët u përplasën mes tyre duke detyruar arbitrin të nxjerrë dy kartona të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 90’ Denis Pjeshka (Vllaznia) dhe Moctar Cisse (Tirana) kanë lënë skuadrat e dyte me 10 futbollistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu siç pritej Laçi fitoi 2-1 përballë Teutës ndërsa Flamurtari shkatërroi 3-0 Korabin e vendit të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?