Trajneri i Izraelit: Humbja ndaj Shqipërisë ishte e turpshme

Pas ndeshjes, trajneri i Izraelit, Elisha Levi ka folur i zhgënjyer dhe tha se humbja ndaj Shqipërisë ishte e turpshme.

Në një deklaratë për mediat Levi tregoi se futbollistët e tij e kishin marrë ndeshjen lehtë dhe nuk luftuan sa duhet në fushën e lojës.

“Është e vështirë për të injoruar faktin që bëmë një nga ndeshjet më të dobëta dhe më të turpshme të Izraelit në vitet e fundit. Ndeshja e humbur 0-3 ndaj Shqipërisë nuk do të harrohet për një kohë të gjatë dhe do të kujtohet për keq”, tha fillimisht ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri në momentin që Shqipëria po fitonte me rezultatin 2-0, ne po luanim mirë. Unë vendosa të rrezikoja dhe ta hidhja skuadrën në sulm për të shënuar, por ata përfituan dhe na shënuan golin e tretë. Në ditët e sotme dhe në futbollin e sotëm nuk mund të nënvlerësosh asnjë skuadër dhe shqiptarët ishin më të mirë. Lojtarët tanë nuk kishin energji dhe ata na dominuan. Duhet të bënim më shumë, por të shohim se çfarë mund të ndodhë në shtator për të rregulluar situatën”, tha Levi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?