Trajneri i Lazios vlerëson Hysajn pas rikthimi: Është i rëndësishëm

Lazio mori 3 pikë të rëndësishme ndaj Veronës. Në këtë takim Hysaj luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me lacialët për këtë sezon, duke zhvilluar një sfidë mjaft të mirë.  Për mbrojtësin shqiptar, foli trajneri i skuadrës kryeqytetase, Marco Baroni.

“Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Hysaj. Cilësitë e tij nuk janë vënë asnjëherë në diskutim, ai është një lojtar shumë i mirë, por ka qëndruar jashtë skuadrës për arsye të tjera”, tha Baroni

Hysaj, në këtë sezon është aktivizuar vetëm në 4 takime në kampionat, pasi në shumicën prej ndeshje ka qenë i përjashtuar nga lista.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?