Trajneri i Spanjës ngeci në ashensor para ndeshjes ndaj Kosovës
Spanja fitoi 3-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për grupin B kualifikues për Katar 2022, që u zhvillua në Sevilla me golat e Dani Olmos, Ferran Torres dhe Gerard Morenos.
Trajneri i ish-kampionëve të Botës ka ngecur për më shumë se një orë në ashensorin e hotelit ku Spanja ishte akomoduar para ndeshjes. Bashkë me të në ashensor kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të tjerë të stafit teknik.
Hapja e dyerve të ashensorit mori kohë dhe lojtarëve e pjesës tjetër të stafit iu desh të udhëtonin drejt stadiumit pa të ngecurit në ashensor. Pas zgjidhjes së problemit Luis Enrique me kolegët e tij udhëtuan drejt stadiumit “La Cartuja” me ndihmën e makinave të Federatës, por ish-trajneri i Barçës nuk arriti në kohë për të ndjekur nxehjen e skuadrës së tij para startit të sfidës.
KOHA JONË SONDAZH

