Trajneri më i vjetër në historinë e Premier League, rinovon strategu anglez

Trajneri më i vjetër në Angli, Roy Hodgson, është një ndër personazhet më të dashur në ishull. Edhe pse jo shumë i suksesshëm në fitimin e trofeve, Hodgson ka drejtuar një numër të madh skuadrash dhe ka bërë mirë kudo ku ka drejtuar.

Në krye të stolit të Crystal Palace, Hodgson ka bërë një punë të shkëlqyer dhe jo vetëm që e ka larguar klubin londinez nga zona e ftohtë e renditjes, por e ka shndërruar në një ekip solid që militon në mes-tabelë.

Puna e mirë e tij është vlerësuar dhe klubi i Palace i ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2021. Hodgson do të bëhet trajneri më i vjetër në historinë e Premier League që drejton një ndeshje, pikërisht kundër Watford, ku do të jetë 72 vjeç e 210 ditë. Legjendë!

SHKARKO APP