Trajneri Michel, largohet nga Olympiakos
Pas dy vitesh karriere të suksesshme, Hose Migel Gonzales – Michel, i jep lamtumirë Olympiakosit. Trajneri 52-vjeçar ka ndërprerë bashkëpunimin me “bardhekuqtë”, të cilët i udhëhoqi në dy kampionate të njëpasnjëshme në Super League (2013, 2014) dhe një kupë të Greqisë (2013), si dhe pati një ecuri brilante në Champions League. Karriera e Michel në Pire zgjati 23 muaj, pasi kishte filluar në 3 shkurt 2013. Greqia ishte “stacioni” i parë ndërkombëtar i trajnerit spanjoll, pasi kishte drejtuar Rayo Vallecano-n, ekipin B të Real Madrid, Getafe-n dhe Sevilla-n. “Divorci” i Olympiakosit me trajnerin spanjoll u komunikua mbrëmjen e të martës, 6 janar 2015. Në një deklaratë të shkurtër për shtyp të klubit të Pireut thuhet: – “Olympiakos njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Michel. Gjithë familja e Olympiakosit e falënderon Michelin për kontributin ndaj klubit dhe i uron çdo sukses në vazhdimin e karrierës së tij”.
K. Vani
KOHA JONË SONDAZH

