FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tramexani nis të shqyrtojë ofertat. Ndiqet nga Seria A por edhe nga një Kombëtare

Largimi nga Lugano ka bërë të hapet një ankand i mirëfilltë për Paolo Tramexanin.

Mediat zvicerane dhe italiane kanë publikuar listëbn e skuadrave që kërkojnë ish-ndihmësin e De Biazit në pankinën e Shqipërisë, jo vetëm nga klube, por edhe nga Kombëtare.

Mendohej se Sioni ishte i pari në listën e kandidatëve me Tramexanin dhe kishte një akord me të. Presidenti Konstandini, sot ka deklaruar se ai ishte “tipi i trajnerit që preferonte”. Por mes palëve nuk ka ende një akord, pasi Tramexani dëshiron të shqyrtojë edhe ofertat e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Zvicër për të interesohet edhe Jang Bojz, si dhe është mësuar se ai kërkohet nga një skuadër polake dhe një greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, edhe nga Italia nuk mungojnë sinjalet. Emri i tij fillimisht u përfol te pankina e Specias dhe Novarës, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe klube më të njohura si Bari, apo Sasuolo që është në Serinë A.

Njëkohësisht, mediat italiane kanë bërë të ditur se për të ka interesime dhe nga një Kombëtare, ajo e Gjeorgjisë, e cila është gati që t’i besojë Tramexanit drejtimin me një projekt afatgjatë. Tekniku ka kërkuar kohë për të bërë zgjedhjen e tij./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?