Tramexani optimist për kuqezinjtë: Shqipëria do të ngrihet

Ish-zëvendëstrajneri i kombëtares, Paolo Tramexani, i cili këtë sezon shkroi historinë me klubin e Luganos duke e kualifikuar në Ligën e Europës, në një intervistë për “TV Klan” ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në këtë periudhë, si dhe për sfidën e së dielës ndaj Izraelit.

Ai është optimist dhe beson se Kombëtarja do të bëjë një paraqitje dinjitoze në ndeshjet e mbetura për kualifikueset e Botërorit.

Unë kam besim që ky ekip mund të japë rezultate në ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve, edhe pse renditja e shikon larg vendeve të para. Jam i bindur që do ta mbyllë me një pozitë të mirë, edhe pse ka rivalë të fortë”, deklaroi ish-ndihmësi i De Biasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?