Transferohet te Interi? Nainggolan zyrtarizon të ardhmen
Radja Nainggolan nuk dëshiron të flasë për tregun e transferimeve, por e bën të qartë preferencën e tij për të qëndruar në Romë.
Në një intervistë për “Premium Sport”, Nainggolan nënvizoi se ndihet i lumtur me skuadrën kryeqytetase, shkruan “Football-Italia”.
“Tregu i transferimit? Për momentin nuk dua të flas për këtë. Ka një muaj për të shkuar derisa të hapet dritarja e transferimeve kështu që unë jam i qetë. Unë kam folur tashmë mjaft për të ardhmen time dhe atë që dua në karrierë. Thashë, e bëra, premtova dhe e mbajta atë. Interi? Po e përsëris: Unë ndihem i lumtur këtu”, u shpreh ai.
Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti është përfolur se do të marrë Nainggolan te skuadra zikaltër.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

