Trashi: Ndjejmë presionin, por do fitojmë ndaj Vllaznisë

Të dielën Partizani do të ketë një duel të vështirë pasi do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të luajë kundër Vllaznisë.

Megjithatë në objektivin për tu shpallur kampion pas 24 vjetëve mungesë, sipas Lorenc Trashit, Partizani të marrë maksimumin përballë një rivali me të cilin gjithmonë ka vuajtur.

“Vllazninë e kemi pasur një pengesë mjaft të madhe në krahasim me skuadrat e tjera. Mjafton të kujtojmë që gjatë vitit të kalar thuajse na kanë hequr kampionatin me vështirësitë që kemi hasur përballë tyre. Nuk mund të them që barazimi do të ishte humbje. Me pozitat që kemi, edhe barazimi lejohet. Gjithsesi ne shkojmë për të marrë tre pikët. Do të jetë një ndeshje e vështirë duke vlerësuar grupin e lojtarëve që ka Vllaznia, ne do të kemi plus që ndryshe nga skuadrat e tjera Vllaznia të lejon të luash futboll, ndërsa edhe fusha edhe një favor për të dyja ekipet. Mendoj që do të jetë një ndeshje e bukur dhe e vështirë njëkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë për mediat Trashi mendon që gara për tu shpallur kampion do të jetë e hapur deri në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mendoj që janë të dyja në garë, si Kukësi ashtu edhe Skënderbeu, që u rikthye bindshëm pas fitores në Vlorë. Mendoj që do jenë të treja deri në fund në garë. Nuk i trembemi asnjë ekipi, as Kukësit dhe as Skënderbeut. Ne i trembemi vetëm dhe vetëm euforisë tonë. Shpresoj që të mos kalojmë në euforinë e vjetshme, sepse nga ajo e kemi pësuar”

Sipas lojtarit të natyralizuar si mbrojtës i majtë gjatë këtij sezoni, Partizani e ndjen presionin e vendit të parë, por kjo është një situatë me të cilën janë përballur edhe rivalët për titullin.

“Çdo ekip që është në vend të parë, e ndjen presionin e kreut, por edhe presionin e ndjekësve. Si për ne, për Skënderbeun edhe Kukësin vlen i njëjti diskutim: ai që ka qenë në vend të parë e ka pasur presionin e dy ndjeësve. Por, ne do të mundohemi ta mbajë këtë rritëm. kemi ekipin e duhur dhe stafin e duhur që ta përballojmë këtë situatë dhe ta mbajmë vendin e parë”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?