Tronditet Barcelona, Lewandowski do të mbetet 3 javë jashtë fushave

Barcelona përballet me një mungesë të rëndësishme në një fazë vendimtare të sezonit. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski, do të mungojë për rreth tre javë, pas një dëmtimi muskulor të pësuar gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigos.

Pas analizave mjekësore, klubi katalanas konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim në kofshën e majtë. Edhe pse Barça nuk dha një afat të saktë rikuperimi, mediat spanjolle raportojnë se polaku nuk do të jetë në dispozicion për të paktën 21 ditë.

Kjo mungesë e rëndë vjen në një moment ku Barcelona ka ndeshje të rëndësishme përpara. Lewandowski do të humbasë sfidën kundër Mallorcas në La Liga, finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, si dhe takimin e parë gjysmëfinal të Champions League ndaj Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?