Tronditet Bayerni, edhe Lewandowski do të bëjë gati valixhet në verë

Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Bavarezët e morën falas në sezonin 2014-2015 nga rivalët e Dortmundit, ndërkohë që tashmë ka një kontratë deri në vitin 2023. Gjatë kësaj vere sipas mediave gjermane, polaku ka menduar për një largim të mundshëm.

Agjenti i 32-vjeçarit, Pini Zahavi është gati të dëgjojë ofertat për lojtarin që di vetëm të flasë me gjuhën e golit dhe interesimi për një lojtar si ai është jashtëzakonisht i madh.

Emri i bomberit mund të përfundojë në listën e 4 ekipet e mëdha në Premier League, në Spanjë janë Reali dhe Barça, në Itali mund të jenë Juve dhe Inter, që të gjithë janë gati ta afrojnë nëse raportet mes sulmuesit dhe Bayernit do të marrin një kthesë të papritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu ndodhi me dy lojtarët e tjerë, Alaba dhe Boateng madje edhe me trajnerin Hansi Flick, që tashmë janë zyrtarisht të larguar në fundin e sezonit, në një mini-revolucion që do përfshijë ekipin gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?