Tronditet Bayerni, sulmuesi rezulton pozitiv një ditë para sfidës me PSG

Një rast me Covid-19 te Bayerni në vigjilje të ndeshjes së parë çerekfinale kundër PSG në Champions League.
Klubi gjerman ka konfirmuar në Twitter se “Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sulmuesi ndihet mirë dhe për momentin është në karantinë në shtëpi”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.
Gnabry do të qëndrojë në izolim derisa të dalë negativ, ndërkohë që do të mungojë me siguri në sfidën që do të luhet nesër në mbrëmje kundër PSG, në “Allianz Arena”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

