Tronditet sërish bota e sportit, humb jetën piloti 19-vjeçar i Moto3 pas aksidentit të tmerrshëm (VIDEO)
Një lajm i tmerrshëm ka shokuar botën e garave me motorë. 19-vjeçari zviceran Jason Dupasquier, i cili garonte në Moto 3 ka humbur jetën. Ai pësoi një aksident të frikshëm në kualifikueset e garës së djeshme në Mugello të Italisë.
Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Dupasquer goditet fillimisht nga motori i tij dhe më pas nga ata të konkurrentëve të tjerë Sasaki e Alcoba, duke pësuar dëmtime të rënda.
Piloti 19-vjeçar u transportua menjëherë drejt spitalit Careggi në Firenze, me dëmtime të shumta cerebrale dhe mbrëmjen e djeshme iu nënshtrua edhe një operacioni në kokë.
Megjithatë pavarësisht përpjekjeve, as ndërhyrja kirurgjikale nuk shërbeu për t’i shpëtuar jetën.
https://twitter.com/i/status/1398951421148532737
RIP Jason Dupasquier
KOHA JONË SONDAZH

