Trump dha alarmin, FIFA: Siguria është përgjegjësi e autoriteteve lokale!
FIFA ka reaguar pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmendi mundësinë e zhvendosjes së disa ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 për arsye sigurie nga qytetet e planifikuara, si Bostoni dhe Los Angeles.
Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i FIFA-s theksoi se organizata mbetet e bindur se të gjitha qytetet pritëse do të jenë të përgatitura dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe infrastrukturës:
“Shpresojmë që secili nga 16 qytetet e përzgjedhura të jetë plotësisht i gatshëm dhe të përmbushë të gjitha kërkesat. Siguria është prioritet absolut për FIFA-n, por ajo mbetet përgjegjësi e autoriteteve kombëtare dhe lokale,” – u tha në reagim.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik, me një format të zgjeruar në 48 skuadra pjesëmarrëse.
Shtetet e Bashkuara do të presin pjesën më të madhe të ndeshjeve, me 11 nga 16 qytetet pritëse, përfshirë Neë Yorkun, Los Angelesin, Dallasin dhe Miamin.
Trump ndërkohë ka deklaruar se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është i hapur për diskutime në rast se disa qytete amerikane nuk mund të garantojnë standardet e kërkuara të sigurisë.
Megjithatë, FIFA ka qartësuar se aktualisht nuk ka asnjë plan zyrtar për ndryshim të qyteteve pritëse, duke siguruar se përgatitjet për turneun më të madh të futbollit në histori po ecin sipas planit.
KOHA JONË SONDAZH

