Trump: Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me organizimin e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Turneu parashikon ndeshje në 11 qytete amerikane, por sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, çdo vendim për t’i mbajtur aty do të varet nga niveli i sigurisë.

“Është një kompeticion i madh dhe do të sigurohemi që gjithçka të jetë e mbrojtur. Nëse disa qytete nuk garantojnë siguri të mjaftueshme, ndeshjet do t’i zhvendosim në qytete të tjera,” tha Trump.

“Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit”- shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump shigjetoi disa administrata lokale të majta, të cilat i quajti “të paafta për tu menaxhuar”, duke përmendur si shembull Chicago-n, edhe pse ky qytet nuk është në listën e pritësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër qytetet ku do të zhvillohen ndeshje janë edhe bastione të mëdha demokrate si: Los Angeles (8 ndeshje), Seattle dhe San Francisco (nga 6 ndeshje secili).

Presidenti kujtoi gjithashtu se qeveria e tij ka dislokuar më herët Gardën Kombëtare në disa prej këtyre qyteteve për të garantuar rendin, shpesh në kundërshtim me dëshirën e autoriteteve lokale.

Me më shumë se 100 ndeshje të planifikuara, Botërori i vitit 2026 pritet të jetë turneu më i madh i FIFA-s në histori. Për Trump, prioriteti kryesor është garantimi i sigurisë për ekipet dhe tifozët, edhe nëse kjo do të thotë zhvendosje të papritura në kalendarin e garës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?