Tudor merr drejtimin e Juventusit, formacioni i tij pritet me tre mbrojtës

Igor Tudor është trajneri i ri i Juventusit, teksa sot ka nisur aventurën e re duke kryer dhe vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë dhe firma në kontratë. Ish-mbrojtësi kroat do të ketë pesë ditë të plota për të përgatitur ndeshjen e tij të parë, e planifikuar të shtunën, në orën 18:00, kundër Genoa.
Një javë e plotë është një periudhë e çmuar për trajnerin e ri të “Zonjës së Vjetër” për të menduar se cilin formacion do të hedhë në fushë në debutimin e tij në “Allianz Stadium”.
Ai preferon linjën me tre dhe përgjigjet nga seancat stërvitore në “Juventus Training Center” do ta ndihmojnë të kuptojë nëse mund ta aplikojë që nga fillimi. Federico Gatti është kandidati kryesor për ta udhëhequr prapavijën nga qendra, me Pierre Kalulu në të djathtë dhe Renato Veiga në të majtë.
Tudor rreshtohet me një 3-4-2-1, por shpesh e ka ndryshuar në 3-4-1-2 në varësi të lojtarëve në dispozicion. Nuk ndryshon shumë. Dusan Vlahovic, që shënoi mbrëmë me Serbinë, do ta shohë më shpesh fushën. Madje do ta bëjë këtë edhe në bashkëpunim me Randal Kolo Muani.
Një rol qendror do të ketë edhe Kenan Yildiz, ndërkohë që dhe për Koopmeiners do të ketë hapësira në repartin e mesfushës. Timothy Ëeah dhe Andrea Cambiaso, pritet të jenë anësorët e përzgjedhur në formacionin bazë.