FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U afrua me bujë, por Partizani e largon mbrojtësin pasi nuk la gjurmë!

Roberto Dominguez, largohet nga Partizani pa lënë asnjë gjurmë. Futbollisti nga El Salvadori nuk u bë në asnjë moment i rëndësishëm për kryeqytetasit, që tashmë kanë zgjidhur kontratën.

“FK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguez. Klubi dhe 23-vjeçari nga El Salvador kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së Janarit. FK Partizani i uron Roberto Dominguez shumë suksese në karrierën e tij sportive”, njofton klubi i Partizanit përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Daja, në një prej konferencave për shtyp, sqaronte kohë më parë se kishte “frikë” ta aktivizonte mbrojtësin qendror, për shkak të mënyrës së tij të lojës, e cila ishte e ashpër.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?