U dëmtua në gjysmëfinalen ndaj Sevillas, Pique rrezikon sfidën me PSG
Kualifikimi për në finalen e Kupës së Mbretit u shoqërua me pasoja te Barcelona. Trajneri i blaugranëve me shumë mundësi do ta humbasë sërish Gerard Pique, pasi qendërmbrojtësi përveç golit të shënuar e mbylli duelin e djeshëm kundër Sevillas edhe me një dëmtim serioz..
Spanjolli heroi i katalanasve në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, sepse falë golit të tij në minutat e fundit të takimit Barcelona mundi të shkojë në shtesë e më pas të realizonte dhe golin e tretë që e dërgoi në finalen e madhe.
Mësohet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave veterani. Me shumë mundësi, ai do të humbasë sfidën e kthimit me PSG-në në Champions, që do të ishte një mungesë shumë e madhe për blaugranat.
KOHA JONË SONDAZH

