U dënua për përdhunimin e një shqiptareje, Robinho rrëfen jetën në burg: Marrëdhënia ishte me pëlqim!

Ish-ylli i Real Madrid dhe Milan, Robinho, po vuan aktualisht një dënim 9-vjeçar në burgun P2 të Tremembé në Brazil, pasi u dënua nga gjykatat italiane për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare në vitin 2013, kohë kur ai luante në Serie A.

Apeli i fundit i brazilianit për liri u refuzua nga gjykata braziliane, e cila vendosi që ai të qëndrojë pas hekurave për të përfunduar dënimin.

Në një intervistë të dhënë për “TV Record” në vitin 2024, Robinho ka mohojë kategorikisht akuzat, duke pretenduar se drejtësia italiane nuk mori parasysh provat që vërtetonin pafajësinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi pasur një kontakt të shkurtër dhe sipërfaqësor. Shkëmbyem disa puthje, pastaj u ktheva në shtëpi. Kur pashë se ajo po qëndronte me djem të tjerë, u largova. Marrëdhënia ishte me pëlqim, nuk kam bërë asgjë të gabuar. ADN-ja ime nuk është aty dhe mund ta kisha mohuar gjithçka, por nuk jam gënjeshtar”,  tha Robinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-futbollisti 40-vjeçar ka folur edhe për jetën brenda burgut, duke theksuar se trajtohet njësoj si të tjerët, pa asnjë privilegj:

“Ushqimi, oraret dhe rregullat janë të njëjta për të gjithë. Punoj kur është koha e punës, dhe në fundjavë mund të luajmë futboll. Nuk kam përfitime të veçanta, vizitat janë të shtunave ose të dielave, si për çdo të burgosur tjetër.”

Burgun e Tremembé, ku ndodhet Robinho, e ndajnë rreth 430 të dënuar, të vendosur në qeli me madhësi nga 9 deri në 15 metra katrorë, me rreth 6 persona për qeli.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?