U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik. I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Të afërm, miq, futbollistë dhe mijëra qytetarë po i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André në Portugali.
Ylli portugez dhe i vëllai humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes (3 korrik) në një aksident tragjik me makinë në Spanjë.
Shërbimi mortor për dy vëllezërit do të mbahet në Gondomar, pak jashtë Portos, vendit të tyre të origjinës.
Tashmë, mijëra njerëz kanë mbërritur duke ndezur qirinj dhe duke lënë lule në kujtim të dy viktimave.
Rute Cardoso, gruaja e Jotës, u shfaq e shkatërruar pak metra larg kishës Igreja Matriz de Gondomar, ku do të mbahet funerali privat.
Rute, me të cilën Jota u martua më 22 qershor dhe patën tre fëmijë së bashku, përqafoi të afërmit dhe miqtë, ndërsa disa të pranishëm mbanin lule dhe shalle kombëtare të Portugalisë, duke i bërë homazh vëllezërve.
Ish-trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, i cili drejtoi ekipin kombëtar midis viteve 2014 dhe 2022, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.