FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U emërua në krye të Romës, flet Mourinho: Më bindi pasioni i tifozëve!

Jose Mourinho trajneri i ri i Romës! I saposhkarkuar nga Tottenham, Special One gjen skuadër dhe do të udhëheqë në Serie A nga sezoni tjetër. Pas përvojës italiane te Interi, kjo është aventura e dytë në kampionatin tonë për Special One.

“Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre. Pasi diskutova me pronarët dhe Tiago Pinto, unë menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi.

Aspirata dhe kjo shtytje janë të njëjtat që gjithmonë më kanë motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese në vitet që vijnë. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën dhe mezi pres të filloj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, unë i uroj Paulo Fonseca fatin më të mirë dhe i kërkoj medias të kuptojë se unë do të lëshoj deklarata vetëm në kohën e duhur. Daje Roma!”, deklaro Mourinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?