UEFA “e kriminalizuar”! Rusia merr 3 pikë në tavolinë, Shqipëria jo!

UEFA tregoi edhe një herë tjetër se lufta ndaj racizmit dhe dhunës që reklamohet fuqishëm prej saj në fushat e blerta është vetëm një slogan dhe asgjë më tepër se kaq. Vendimi i së mërkurës i Komisionit të Disiplinës në UEFA, pas incidenteve në Beograd, në ndeshjen Serbi- Shqipëri, dhe ai i dhënë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, tregon se UEFA si institucion është  e prirur të jenë në anën e vendeve të fuqishme, si nga ana ekonomike, edhe politike, por jo për të vendosur të drejtën dhe për të dënuar racizmin.

Mali i Zi-Rusi       

Si mund të kuptohet ndryshe! UEFA vazhdon të surprizojë me vendimet e saj, mbi incidentet e ndeshjeve eliminatore “Francë 2016” duke vendosur standarde të dyfishta. Vetëm  50 mijë euro gjobë iu dha Federatës së Malit të  Zi, ndërsa Rusia mori 3 piket në tavolinë, pas ndeshjes së ndërprerë në Podgoricë. UEFA mori vendimin për ndeshjen e vlefshme për Euro 2016, Mali i Zi-Rusi, e cila ishte e ndalur në shifrat 0-0 në mesin e pjesës së dytë. Skuadra ruse e drejtuar nga trajneri Fabio Kapelo humbi edhe penallti. Vendimi këtë herë është ndryshe nga ai Serbi-Shqipëri, gati në një situate analoge, veçse incidentet në Beograd ishin shumë më të rënda, pasi tifozët u futën në fushë. Megjithatë  Rusia mori fitoren 0-3 në tavolinë. Mali i Zi do të luajë edhe një ndeshje me dyer të mbyllura. Ndeshja mes dy ekipeve përfaqësuese u ndërpre dy herë, për shkak të hedhjes së objekteve në fushe. Në fillim të lojës u godit portieri rus Akinfev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbi-Shqipëri

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm Shqipëria ka dalë më e humbura në Ballkan nga UEFA, pas ndeshjes së Beogradit me Serbinë. Incidentet e shkaktuara në Beograd, më 14 tetor 2014, pas koreve raciste dhe futjes së huliganëve në fushë, shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes në 41’, kur rezultati ishte 0-0. UEFA vendosi pas këtij takimi të jepte rezultatin 0-3 në tavolinë për serbët, me motivacionin se kuqezinjtë braktisën lojën. Për të zbutur disi vendimin e saj të çuditshëm, i hoqi tre pikë Serbisë. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit u dënua me 100 mijë euro gjobë as sa edhe ajo serbe, që ishte organizatore e ndeshjes dhe përgjegjëse për incidentet. UEFA u justifikua se sjellja huliganëve serbë u ndez pas dronit me flamurin ku shpalosej Shqipëria Etnike, ndonëse ekipit tonë kombëtar nuk iu lejuan tifozë të ishin të pranishëm në stadium. Pas vendimeve të UEFA-s Shqipëria e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ku pret përgjigje. Ishte përcaktuar data 17 prill 2015, për vendimin final, por mund të shtyhet derisa të merren në konsideratë të gjitha faktet dhe të jepet më në fund verdikti final,ku kuqezinjtë synojnë rikthimin e pikëve që meritojnë, në tavolinë.     

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?