FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA heq Bilbaon nga lista e qyteteve organizatore për Europianin

UEFA heq Bilbaon nga lista e qyteteve organizatore për fazën finale të Kampionatit Europian. Autoritetet lokale konfirmuan njoftimin e marrë nga konfederata europiane e futbollit, pasi nuk arritën të plotësonin kushtet, që të hapnin stadiumin, qoftë edhe me kapacitet të pjesshëm për tifozët.

Bilbao ishte një prej 12 qyteteve ku do të zhvilloheshin ndeshjet e turneut më të rëndësishëm kontinental. Për shkak të situatës problematike me pandeminë koronavirus, ata nuk arritën t’i jepnin garanci UEFA-s se do të lejonin prezencën e spektatorëve në tribuna gjatë ndeshjeve.

Pas zyrtarizimit të vendimit, organizatorët lokalë kërcënuan se do të ndjekin rrugët ligjore kundër UEFA-s, për prishjen e njëanshme të marrëveshjes. Sipas kalendarit të përcaktuar, në impiantin San Mames të Bilbaos ishin parashikuar të luheshin ndeshjet e Spanjës në Grupin E kundër Polonisë, Suedisë dhe Sllovakisë, si edhe një sfidë e fazës së 1/8.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilbao dhe krahina Baske në përgjithësi ka qenë një prej më të prekurave nga pandemia në Spanjë dhe ishin qyteti i vetëm nga 12 organizatorët, që nuk garantoi prezencën e tifozëve në stadiume.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?