UEFA: Ja përse vendosëm që të luhej ndeshja Dortmund-Monaco

Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA u është përgjigjur akuzave të trajnerit dhe disa lojtarëve të Borussia Dortmund, të cilët thanë se nuk kanë dashur të luajnë të mërkurën ndaj Monacos.

Ata madje thanë se asnjëra skuadër asnjëherë nuk ka thënë se nuk dëshiron të luajë.

“Vendimi që të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dortmundit dhe Monacos është marrë të martën mbrëma në stadiumin e Dortmundit, me pëlqimin e të dy skuadrave dhe autoriteteve. UEFA ishte në kontakt me të dy skuadrat të mërkurën dhe asnjëra nuk tha se nuk dëshironte të luante këtë takim”, tha zëdhënësi i UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?