FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA: Ja rregullat e klasifikimit për grupet me pikë të barabarta

Për të sqaruar disa detaje, UEFA ka qartësuar të gjitha pikat e rregullores. Në këtë mënyrë, nëse dy ose më shumë skuadra të të njëjtit grup janë me pikë të barabarta, klasifikimi vendoset sipas disa kritereve.

Fillimisht llogaritet numri i pikëve në përballjet direkte, më pas diferenca e golave mes skuadrave të grupit që janë me pikë të barabarta.

Kriteri i tretë janë golat e shënuar në përballjet e grupit dhe nëse gjithçka është e barabartë në të treja këto pika, atëherë këto kritere aplikohen ekskluzivisht mes skuadrave që janë në garë me njëra tjetrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas llogariten edhe golat e shënuar në grup, renditja në bazë të pikëve të marra në klasifikimin fair play dhe në fund nëse të gjitha pikat i nxjerrin skuadrat të barabarta, është renditja e UEFA-s që thotë fjalën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, nëse në ndeshjen e fundit dy skuadrat në fushë kanë të njëjtin numër pikësh dhe të njëjtën sasi golash të shënuar dhe të pësuar, atëherë klasifikimi përfundimtar do të vendoset nëpërmjet goditjes së 11 metërshave, por kjo do të ndodhë vetëm nëse asnjë skuadër tjetër e grupit nuk ka të njëjtin numër pikësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?