FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA mendon heqjen e golit në transfertë, nuk do të ketë më vlerë!

UEFA dëshiron të shfuqizojë rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane. Gazeta britanike “The Times” është e bindur për këtë, duke raportuar një ide të presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin, i cili duket i gatshëm të bëjë njoftimin gjatë asamblesë së të premtes, në prag të finales së Champions League mes Chelsea dhe Manchester City.

Nëse Ceferin do të ketë mbështetjen e shumicës së Federatave, atëherë ai mund të fillojë procedurën për të shfuqizuar rregullin, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet “i vjetëruar” nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Nëse arrihet konsensusi i Federatave, rregulli mund të zhduket që në sezonin e ardhshëm sportiv.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?